Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas gjithë lajmeve që kanë qarkulluar, Fjolla Morina paralajmëron rikthimin në muzikë!

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka. Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

Këngëtarja prej disa kohësh është shkëputur nga muzika, por duket se tashmë do të rikthehet. Së fundmi Fjolla ka postuar në ‘Instastory’ një foto të saj nga ‘look-u’ i videoklipit të ri dhe ka lajmëruar se ka gati këngën e saj të re, që do të jetë një bashkëpunim dhe se do të publikohet së shpejti.

Herë pas here nuk kanë munguar ‘thumbat’ në rrjete sociale mes Fjollës dhe Fisnik Sylës duke na treguar se mes tyre gjërat nuk janë mbyllur dhe aq mirë. Si me anë të Instastory-t të postuar para disa kohësh të sipërmarrësit që i veshur si sheik ka bërë një postim shumë ironik që mendohet të jetë për këngëtaren e cila e viziton shpesh Dubain.

Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo. Me anë të dy Instastory-ve të postuar pak kohë më parë, Fjolla na ka treguar se ndodhej në spital me një serum të vendosur, teksa vajzat e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar.