Celebrities Gossip Showbiz

Pasi e akuzoi për ‘Dubai Porta Potty’, Fjolla Morina i kundërpërgjigjet ish-partnerit!

Ai është sipërmarrës, por prej disa kohësh është bërë pjesë e medias rozë, që në momentin kur u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren Fjolla Morina, marrëdhënie e cila u finalizua me një martesë përrallore në Maldive një vit më parë. Mirëpo, dyshja nuk qëndruan çift për një kohë të gjatë dhe shumë shpejt deklaruan se nuk janë më me njëri- tjetrin.

Herë pas here nuk kanë munguar ‘thumbat’ në rrjete sociale nga ana e të dyja palëve duke na treguar se mes tyre gjërat nuk janë mbyllur dhe aq mirë. Si me anë të Instastory-t të postuar para disa ditësh të sipërmarrësit që i veshur si sheik ka bërë një postim shumë ironik që mendohet të jetë për këngëtaren e cila e viziton shpesh Dubain.

E duket se pa një kundërpërgjigje nuk ka qëndruar as Fjolla, e cila me anë të një Instastory ka postuar një foto të sajën dhe krahas ka shkruar disa fjalë që duken si një ‘thumb’ për ish- bashkëshortin e saj edhe pse nuk ka zgjedhur të përmendë emra.

Me disa persona ndonjëherë mendoj që duhet t’i kisha 4 duar! Dy për t’i zënë me ‘shpulla’ dhe dy të tjera për të duartrokitur veten kur e bëj këtë!

Mesa duket ‘gjakrat’ mes dyshes ende nuk janë qetësuar dhe nuk dimë se për sa kohë do të vazhdojnë dedikimet për njëri- tjetrin në rrjete sociale.

Së fundmi, ashtu si vetëm Fjolla di ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.

E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje.