Celebrities Fashion Showbiz

Pas Kim Kardashian, edhe Kylie Jenner tenton të rikrijojë fustanin ikonik të Marilyn Monroe!

Fustani i shndritshëm Schiaparelli i Kylie Jenner po krahasohet me fustanin e Marilyn Monroe, të cilin e veshi edhe Kim Kardashian në tapetin e kuq të Met Gala 2022. Jenner u shfaq në sfilatën e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris të enjten me fustanin vezullues.

Themeluesja e Kylie Cosmetics, e cila mori pjesë në sfilatën e modës për të parë motrën Kendall, kishte veshur fustanin duke e kombinuar me disa palë vathë floriri dhe këpucë po nga e njëjta markë. Fansat e uk mund të mos e krahasonin pamjen e saj me momentin ikonik të Marilyn Monroe dhe Kim Kardashian.

Njerëzit filluan të shkruanin në Twitter:

Kylie duhet të kishte qenë ajo që do të kishte veshur atë fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala.

Kjo ishte më mirë seç bëri Kim në Met Gala.

Ky është fustani si i Marilyn Monroe.

Kardashian humbi 16 kilogramë në vetëm tre javë për të veshur të njëjtin fustan që Monroe kishte teksa i këndonte “Happy Birthday, Mr. President” John F. Kennedy në ditëlindjen e tij të 45-të. Ajo u përball me reagime për dëmtimin e dyshuar të fustanit më të shtrenjtë në botë, megjithëse më vonë ajo i mohoi pretendimet.