Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Kim Kardashian siç nuk e keni parë kurrë më parë, pozon për CR Fashion Book!

Ne e njohëm atë nga reality-show i saj, më pas vendosi të përfshihej në biznes dhe ia doli jashtëzakonisht mirë, paralelisht me realitetin, ndërsa vazhdimisht i shtynte kufijtë në gjithçka që trajton dhe tani konsiderohet një muzë e kohës sonë, e cila ripërcakton vazhdimisht çfarë do të thotë të frymëzosh. Kush është kjo grua? Por sigurisht Kim Kardashian.

CR Fashion Book vendosi të shfaqë Kim në kopertinën e tij në numrin 23 siç nuk e kemi parë kurrë më parë. Pas debutimit në kopertinë në 2013, për numrin 3 me fotografin legjendarin Karl Lagerfeld dhe drejtorin artistik Riccardo Tisci, Kim është fotografuar sërish për numrin 13 përkrah Cher dhe Naomi Campbell. Por këtë herë do të jetë krejtësisht ndryshe dhe CR Fashion Boom Issue 23 Muses do të hyjë në histori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CR Fashion Book (@crfashionbook)


“Një idhull për mua është dikush që lufton për atë që dëshiron dhe ndjek ëndrrat e tij dhe i bën ato realitet. Dikush që është aq pa falje vetvetja, por ruan mirësinë dhe ngrohtësinë”, tha Kim për revistën.

E themeluar nga Carine Roitfeld në vitin 2012, CR Fashion Book është një revistë dygjuhëshe dhe platformë online rreth stilit, kulturës dhe frymëzimit. Është zakon të prezantohen personazhe të famshëm, si Beyoncé dhe Rihanna, por edhe fytyra të reja me perspektivë të madhe. Në përgjithësi, CR paraqet një mënyrë të re për të parë modën dhe botën.