Celebrities Showbiz

Pas marrjes së vendimit për abortin në SHBA, vajza e Paul Walker zbulon se ka kryer një abort në vitin 2020!

Vajza e Paul Walker, Meadow Walker së fundmi ka zbuluar se ajo kishte kryer një abort në vitin 2020. Modelja, 23 vjeçe, tregoi këtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë të premten më 24 qershor, i cili rrëzoi Roe kundër Wade, duke ia kthyer autoritetin për të rregulluar abortin në shtete individuale. Në rrjetin e saj social Instagram ajo kishte shkruar:

Janë të panumërta gratë që kanë luftuar për marrjen e vendimit për të kryer një abort. Edhe unë kam luftuar me zgjedhjen, por në vitin 2020, kur bota po shembej gjatë pandemisë, kërkova një abort. Sot shënon një pengesë të madhe në histori, një padrejtësi e thellë ndaj grave në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Ajo vazhdoi të tregojë se përvoja ishte ‘private dhe personale’ dhe se ajo ishte ‘me fat që kishte një mjeke të shkëlqyer që më mbështeti gjatë procesit’. 23-vjeçarja vazhdoi të lavdërojë profesionistët mjekësorë që e ndihmuan, duke shkruar:

Me ndihmën e tyre, unë jam në gjendje të jem personi i lumtur dhe i shëndetshëm që jam sot. Tani, të dish që edhe më shumë gra nuk do të kenë mundësinë të kërkojnë një ndërprerje të sigurt dhe të zgjedhin trupin e tyre fillimisht, është absolutisht zemërthyese. Në një botë që vazhdimisht margjinalizon femrat, ky ndihet si sulmi më i madh nga të gjitha. Ndalimi i abortit nuk i parandalon abortet, ai parandalon abortet e sigurta.

Pas postimit ajo shpërndau edhe një tjetër InstaStory ku tregoi se ishin të shumta komentet negative dhe plot urrejtje që kishte kishte marrë pas ndau historinë e saj në lidhje me abortin.

Sasia e komenteve të urrejtjes që kam marrë në këtë postim është e pabesueshme. Ju lutem mos më ndiqni nëse nuk jeni dakord me vlerat e mia. Mos qëndroni përreth për të komentuar gjëra të tmerrshme.

Gjykata e Lartë anuloi vendimin historik të vitit 1973 Roe kundër Wade të premten në mëngjes, duke mbështetur ndalimin kufizues 15-javor të abortit të Mississippit. Aborti u shpall automatikisht i jashtëligjshëm në 18 shtete të SHBA-së.