Celebrities Gossip Showbiz

Pas ndarjes nga Kanye West dhe dramave të tjera në jetën e saj, Kim Kardashian nis alkoolin!

Familja Kardashian-Jenner ka qenë gjithmonë e hapur për të treguar momente private të jetës së tyre të përditshme. Ndërkaq, Kim Kardashian ka treguar se prej vitesh nuk konsumon alkool. Ajo ka shpjeguar se alkooli e ka shtyrë të bëjë gjëra të çmendura, si për shembull martesa me burrin e saj të parë. Mirëpo, Kardashian tani ka rrëfyer se po pi sërish dhe këto janë arsyet e vendimit të saj.

42-vjeçarja foli së fundmi me Gwyneth Paltrow në podcastin ‘Goop’ për të shpjeguar pse vendosi të bënte këtë ndryshim të stilit të jetesës.

Kam filluar të pi pak në moshën 42-vjeçare. Kafe dhe alkool. Thjesht ndihem sikur punoj shumë dhe fokusohem… gjithë ditën pas shkollës. Unë thjesht nuk ndihem kurrë rehat duke u shtrirë dhe duke mos bërë asgjë. Kështu që versioni im i kësaj ka qenë të kaloj pak kohë me miqtë e mi, të pi një pije dhe të qëndroj jashtë pak më vonë, kur ndoshta nuk do ta kisha bërë këtë më parë.

Ylli i ‘Kardashians’ preferon tekilën kur del jashtë, por nuk e tepron.

Duhet të jetë vetëm një gotë ananasi dhe një gotë tekila. 

Rikujtojmë, se Kim nuk e përjashton mundësinë që të ketë më shumë fëmijë pas divorcit nga Kanye West. Ylli, e cila ka North, 9 vjeçe, Saint, 7 vjeçe, Chicago, 4 vjeçe dhe Psalm, 3 vjeçe, me fituesin e “Grammy”-t, tha se ajo kurrë nuk do të thotë kurrë për një fëmijë të pestë.