Celebrities Design Showbiz

Pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello merr këtë vendim…

Camila Cabello sapo shiti rezidencën e saj luksoze në Hollywood Hills, Los Angeles për plot 4.3 milionë dollarë. Këngëtarja e “Senorita” ka fituar një shumë të madhe përmes marrëveshjes pasi shtëpia ishte 350,000 dollarë më shumë se çmimi i kërkuar fillestar.

Rezidenca mahnitëse e stilit mesdhetar përmban katër dhoma gjumi dhe katër banja. Kjo shtëpi karakterizohet nga një oborr privat dhe dekorime të larta në të gjithë brendësinë, por jo vetëm kaq. Muret prej xhami ofrojnë gjithashtu një pamje që ndihet më shumë si një pronë pushimi sesa një shtëpi banimi.

Kuzhina është ëndrra e çdo adhuruesi gatimi, me pajisje prej çeliku inox, tavane unike prej guri dhe një banak të madh mëngjesi. Pak larg kuzhinës është dhoma e ngrënies dhe dhoma e ndenjes, e cila ka një oxhak me pllaka spanjolle dhe një zonë të madhe relaksimi.

Me tre dhoma gjumi, rezidenca përmban gjithashtu një studio regjistrimi më të fundit. Është e përshtatshme që ylli i popit të ketë një vend tjetër për të regjistruar muzikë brenda shtëpisë, prandaj edhe një kabinë vokale profesionale është bashkangjitur në garazhin që mund të mbajë deri në dy makina.

Vetë garazhi përmban një dhomë lavanderie dhe një banjë me korridor të gjatë. Shtëpia përfshin kamera sigurie dhe alarm. E përshkruar në listë si “romantike dhe luksoze”, vila premton të jetë një estetikë e sofistikuar dhe autentike së bashku me një përvojë jetese private dhe të qetë. Kujtojmë që ky hap i artistes vjen pas ndarjes nga këngëtari, Shawn Mendez në muajin nëntor.

Rikujtojmë se, këngëtarja Camila Cabello iu bashkua një liste të mbushur plot me yje që interpretuan për PBS në “In Performance at The White House: Spirit of the Season” dhe solli me vete një grupi “Mariachi” për interpretimin e saj të “I’ll Be Home for Christmas”. Julia Garner dhe Jill Biden prezantuan Cabello, për performancën e saj nga Grand Foyer teksa Cabello kishte veshur një jumpsuit të kuq dhe doreza të ngjashme në të njëjtën ngjyrë.