Celebrities Music

Camila Cabello në Shtëpinë e Bardhë?! Cila mund të jetë arsyeja?

Një grup ‘Mariachi’ në Shtëpinë e Bardhë? Tek e fundit pse jo? Këngëtarja Camila Cabello iu bashkua një liste të mbushur plot me yje që interpretuan për PBS në “In Performance at The White House: Spirit of the Season” dhe solli me vete një grupi “Mariachi” për interpretimin e saj të “I’ll Be Home for Christmas”.

Julia Garner dhe Jill Biden prezantuan Cabello, për performancën e saj nga Grand Foyer teksa Cabello kishte veshur një jumpsuit të kuq dhe doreza të ngjashme në të njëjtën ngjyrë. Në lidhje me këtë ajo shkroi në rrjetin e saj social Twitter se:

Një nder i jashtëzakonshëm të performoj përsëri në shtëpinë e bardhë. Duke ju uruar të gjithëve një festë të mrekullueshme me të dashurit tuaj.

Ndër interpretuesit e tjerë ishin Eric Church, Jonas Brothers, Pentatonix, Billy Porter, së bashku me Andrea Bocelli dhe fëmijët e tij Matteo dhe Virginia.

Kjo nuk është hera e parë që Cabello viziton Shtëpinë e Bardhë. Gjatë kohës së saj kur ishte pjesë e grupit “Fifth Harmony”, ato performuan “All I Want for Christmas”. Cabello e performoi gjithashtu edhe më parë këngën së bashku me grupin e saj gjatë “Michael Bublé’s Christmas in the City” në NBC në fillim të këtij muaji.

Këtë e bëri edhe të ditur në rrjetin e saj social Instagram nëpërmjet një postimi ku kishte shkruar se:

Doja të doja të nderoja dhe të lavdëroja origjinën time meksikane me këtë paraqitje gjatë shfaqjes së Krishtlindjeve të “I’ll Be Home for Christmas” – Luis MiRey e bëri atë fillimisht dhe në spanjisht, por doja që ta sillja atë edhe tek një audiencë që normalisht nuk arrin ta dëgjojë bukurinë e muzikës ‘Mariachi’. Një dashuri shumë e madhe për Meksikën dhe për muzikën e bukur të vendit tim! Gëzuar Krishtlindjet! Shpresoj t’ju pëlqejë kjo kopertinë që tashmë është edhe e disponueshme në ‘Amazon Music’.