Celebrities Gossip Showbiz

Pas shumë spekulimeve, Angela Martini rrëfen arsyen se përse zgjodhi të bëhet nënë nëpërmjet një nëne surrogate!

Supermodelja e njohur Angela Martini para pak kohësh u bë nënë për herë të parë e një djali. Por, nëse nuk e dinit Angela ka zbuluar se e ka sjellë në jetë fëmijën me ndihmën e një nëne surrogate. Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe vetëm dy muaj më parë, ku Angela postoi foton e vogëlushit, mori një pushim të shkurtër për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

E së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Por, si ishte takimi i saj i parë me djalin? Angela rrëfeu emocionet e para.

Jam ndjerë e përmbushur dhe më ka lindur nevoja të jap më shumë dashuri se më parë. Kur lindi im bir, menjëherë ndjeva atë që më nevojitej. Ndjej këtë lidhje kaq të thellë saqë e kam të vështirë ta përshkruaj me fjalë.

Pak ditë më parë, bukuroshja u rikthye duke postuar një kolazh fotosh dhe videosh me djalin dhe bashkëshortin dhe ka treguar arsyen se pse është shkëputur për disa javë nga rrjetet sociale.

Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta.

https://www.instagram.com/p/CZezSlpsw5I/?utm_source=ig_web_copy_link