Celebrities Gossip Showbiz

Pas suksesit të ‘Djegi krejt’, Fifi dhe Gjiko bashkojnë sërish forcat!

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.

E vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko dhe titullohet “Djegi krejt”, Fifi erdhi me një surprizë të re për ndjekësit e saj. Ishte Adisi ai që ka postuar fillimisht një foto në ‘Instastory’ nga montazhi i klipit që u dyshua se do të kishte skena të nxehta, megjithatë rezultoi se thjesht mbante titullin e filmit erotik ‘365’. Kjo surprizë e bukuroshes erdhi sërish në bashkëpunim me Gjikon e mesa duket dyshja kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për të arritur suksesin këtë verë!

E ftuar në episodin e fundit të “A Live Night” ishte një artiste shumë e dashur dhe e komentuar, pikërisht Fifi. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht, bukuroshja na zbuloi gjithçka në lidhje me dashurinë e saj të madhe muzikën. Hapat e parë, projektet e para, vështirësitë dhe sakrificat, njerëzit që e kanë ndihmuar përgjatë rrugëtimit e shumë të tjera.