A Live Night Celebrities Music Showbiz

Fifi është artistja që do të kemi kënaqësinë ta ndjekim këtë javë në “A Live Night”!

“A Live Night” është prodhimi më i ri në Top Channel që padyshim është një risi e ekraneve tona. Deri më tani keni pasur mundësinë të shihni në intervista shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar disa nga artistët e “A Live Night” dhe t’i dëgjoni duke performuar live teksa na falin një emocion shumë të vecantë.

“A Live Night” po na mban çdo të shtunë mbrëma të gozhduar para ekranit. Kemi zbuluar një anë tjetër që nuk e njihnim më parë të artistëve më në zë dhe kemi ndjekur disa nga hitet e tyre më të mira ndër vite. Ndërkohë po ju njohim me artisten e kësaj jave. Është pikërisht këngëtarja e njohur Fifi artistja të cilën do të kemi kënaqësinë për ta ndjekur këtë të shtunë. Fifi do të rrëfejë çdo të pathënë lidhur me karrierën e saj, hapat e parë në muzikë, sakrificat, vështirësitë e deri tek jeta e saj personale. Një intervistë si asnjëherë më parë, këngëtarja hap zemrën dhe flet pa ‘doreza’ për publikun, duke treguar një anë tjetër të sajën.

Ajo është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. E duket se si një verë që padyshim do të quhet vera e bashkëpunimeve, Fifi prej ditësh na kishte lajmëruar se do të bashkonte forcat me një tjetër artist që është pikërisht Gjiko. 

Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin, i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi.