Celebrities Gossip Showbiz

Pas suksesit të duetit të parë, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri sërish në bashkëpunim?!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Teksa vetëm pak javë më parë, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me artisten më të re në treg, Yanina duket se ky sezon veror do të jetë plot surpriza të tjera nga ana e saj. Kështu të paktën na lë të mendojmë një Instastory i postuar disa orë më parë.

Me anë të një video ku shfaqet miku i saj dhe njëkohësisht artisti i njohur, Yll Limani krahas Dafi ka shkruar një pjesë të tekstit nga bashkëpunimi i tyre hit, ‘Mos shko’. Kjo na bëri të dyshojmë se njëtjetër duet po punohet nga ana e dyshes për tëna surprizuar.

Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar të vërtetën.

Kur them shko? Mos shko!

 Nga ana tjetër edhe Yll Limani pak javë më parë ka sjellë bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.