Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri dhe Yanina vijnë me një super surprizë për të gjithë!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Ka disa kohë që Dafina ka paralajmëruar bashkëpunim me artisten Yanina dhe deri më tani kanëtreguar pak nga projekti i tyre, i cili është bërë shumë viral në Tik Tok. E duket se pritjes i erdhi fundit dhe këngëtarja ka treguar me anë të një postimi në Instagram se do të jenë 2 këngë bashkë dhe do të publikohen sonte në orën 18:00. Këngët do të titullohen Nasty dhe See me.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafina ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihej ‘Bosh’. Më pas këngëtarja publikoi këngën e saj të re, e cila titullohet “Harroj” e më këtë edhe pse ende ata nuk kanë reaguar për këto thashetheme, ndjekësit janë të bindur se ata janë ndarë.