Celebrities Showbiz

Pas tragjedisë në “Astroworld Festival”, Drake e ‘mbyti pikëllimin’ kështu…

Pas tragjedisë së ndodhur në koncertin e Travis Scott “Astroworld Festival”, ku mbetën të vdekur 8 persona dhe 13 të plagosur, mësohet se Scott dhe Drake janë paditur për ngjarjen që ndodhi. Mediat e huaja kanë konfirmuar se avokati i Teksasit, Thomas J. Henry ngriti një padi të dielën kundër Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster, si dhe Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Drake Graham.

Sipas një raporti nga “Daily Mail”, padia është ngritur në emër të pjesëmarrësit të koncertit Kristian Paredes, 23-vjeç, nga Austin, Teksas. Paredes thuhet se ka paraqitur ankesën duke kërkuar më shumë se një milion dollarë dëmshpërblim pasi dy reperët dyshohet se “nxitën turmën” ku ai u plagos. Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i Drake i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram ka shprehur se:

Kam kaluar ditët e fundit duke menduar për këtë tragjedi. Unë e urrej të shpreh emocione si trishtimi në rrjete sociale, por e gjeta veten këtu. Zemra ime është thyer për shkak të atyre që kanë humbur jetën dhe të gjithë atyre që po vuajnë. Unë do të lutem për të gjithë ata dhe do të ndihmoj me aq sa mundem. Zoti qoftë me ju të gjithë.

Megjithatë disa detaje të reja kanë dalë në dritë së fundmi. Një ditë pasi reperi Drake performoi në festivalin tragjik “Astroworld” në Houston, duket se ai i ‘mbyti dhimbjet’ me disa striptiste, sipas raportimeve në rrjetet sociale. Reperi kanadez thuhet se ka lënë rreth një milion dollarë në dyshemenë e klubit të striptizimit “Area 29” në Houston.

Vajzat shihen duke mbledhur paratë në një video të 9 nëntorit të publikuar në rrjete sociale të postuar nga miku i reperit, DJ Akademiks. Një postim i fshirë nga klubi, i marrë nga “The Sun”, gjithashtu vuri në dukje praninë e Drake, duke cituar postimin e tij në Instagram. Reperit iu deshën tre ditë për të bërë një reagim në lidhje me tragjedinë e ndodhur në festivalin “Astroworld”.