Botë e Çuditshme Food & Drink Lifestyle

Pasi dolën në ankand, “Vezët e diellit” shiten për këtë çmim!

Dy mango nga prefektura Miyazaki në Japoninë jugperëndimore u blenë për 500,000 jen në ankandin e parë të vitit, gati 3,990 €. Shuma është dy herë e gjysmë më e lartë se shuma e paguar në 2021, duke barazuar rekordin e vendosur në vitin 2019.

Dy frutat e kategorisë premium quhen “Taiyo no Tamago” (“Vezët e diellit”). Sipas Federatës lokale të Fermerëve, sezoni i korrjes për mangot premium pritet të arrijë kulmin nga fundi i prillit dhe fillimi i qershorit. Përfaqësuesi i kooperativës JA Miyazaki që organizoi ankandin, Tomohiro Ishikawa, theksoi përpjekjet e kultivuesve vendas për të siguruar cilësi të shkëlqyera të frutave pavarësisht çmimeve të larta për prokurimin e lëndëve të para.

Rreth 15% e mangove të korrura në prefekturën Miyazaki klasifikohen si mango të markës “Taiyo no Tamago” (vezë dielli). Për t’u kualifikuar, ato duhet të kenë një përmbajtje sheqeri prej 15% ose më të lartë dhe të peshojnë të paktën 350 gram.