Celebrities Gossip Showbiz

Pasi konfirmoi pritjen e ëmbël, ish-bashkëshortja e Travis Barker çudit me deklaratën e saj!

Ylli televiziv Shanna Moakler pak javë më parë deklaroi se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Matthew Rondeau. Por së fundmi, modelja ka zbuluar se në fakt nuk është në pritje të një fëmijë. Në një deklaratë për “PAge Six” ish-partnerja e muzikantit Travis Barker ka shprehur duke sqaruar ndjekësit e saj se:

Nuk jam shtatzënë. Testi doli pozitiv pasi unë në fakt kam qënë duke marrë disa hormone të quajtura HCG në mënyrë që të humbja disa kile për ‘’Big Brother’’. Është po i njëjtë hormon që prodhohet kur një grua është shtatzënë dhe kjo është arsyeja pse testi doli pozitiv.

Rikujtojmë se modelja dhe i dashuri i saj, Matthew Rondeau kanë patur vazhdimisht konflikte me njëri-tjetrit që kanë shkuar deri në konfrontim fizik. Kjo bëri që, Rondeau të arrestohej nga policia për dhunë në familje. Ndërkohë, para disa ditësh burime për ‘TMZ’ konfirmuan se pas daljes nga burgu të Mathew, ata janë parë duke darkuar bashkë.

Sjellim në vëmendje se modelja ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin, Travis Barker vajzën Alabama dhe djalin, Landon. Travis nga ana tjetër është në një lidhje dashurie me yllin e “KUWTK”, Kourtney Kardashian. Prej disa kohësh ata janë me njëri-tjetrin dhe në çdo dalje publike të tyren duken më të dashuruar se kurrë.