Celebrities Gossip Showbiz

Patën ç’patën Kim dhe Kanye u bënë sërish bashkë për fëmijët e tyre!

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj Kanye West lanë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre dhe u bënë bashkë për të parë vajzën e tyre North duke luajtur basketboll të premten. Ylli i “KUWTK” dhe reperi i njohur, ndodheshin në një palestër pranë Thousand Oaks në Kaliforni dhe u ulën pranë njëri-tjetrit ndërsa shikonin vajzën e tyre të madhe që tregonte aftësitë e saj në një lojë basketbolli. Dëshmitarët okularë thanë se dyshja ‘folnin herë pas here gjatë gjithë mbrëmjes dhe u shfaqën të afërt’ sipas TMZ.

Ata gjithashtu deklaruan se prindërit qëndruan të qetë dhe nuk u përfshinë shumë në brohoritje pasi nuk donin të tërhiqnin vëmendjen te vetja. Kim kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra Balenciaga të kombinuara me xhinse. Ndërkohë muzikanti kishte veshur një hoddie me kapuçin e ngritur mbi një kapele dhe një palë pantallona të zeza.

E ulur pranë Kimit ishte publicistja dhe shoqja e saj, Tracy Romulus, të cilën Kanye e ka kritikuar më parë në internet për ‘manipulimin’ e Kim në shkurt, mes betejës për kujdestarinë e fëmijëve dhe divorcin. Megjithatë, gjërat duket se janë sheshuar mes Ye dhe Kim për momentin, pasi ajo postoi një foto në Instagram të dielën për t’i uruar atij ditën e babait.

Faleminderit që je babai më i mirë për fëmijët tanë dhe që i do! Gëzuar Ditën e Baballarëve Ye!

Kardashian postoi gjithashtu një foto të stilistit me nipin shtatë vjeçar Reign Disick mbi supet e tij teksa përqafon North dhe Saint. Pas gjashtë vitesh lumturie martesore, Kim dhe Ye u shpallën ligjërisht beqarë më 2 mars dhe seanca e tyre e radhës për divorcin në konferencën e statusit është caktuar për 5 gusht. Kim foli për martesën e saj të dështuar kur ishte duke biseduar me motrën Khloe Kardashian në finalen e serialit të tyre realitet, “The Kardashians”, të mërkurën mbrëma.