Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse Kim nuk është me Pete në Itali ajo e gjen mënyrën për të qenë pranë me të!

Një nga dyshet më të njohura Kim Kardashian dhe Pete Davidson pavarësisht se aktualisht nuk ndodhen pranë njëri-tjetrit ata e gjejnë një mënyrë për të mposhtur distancën. Do thoni ju si? Ylli i njohur i “Keeping Up With The Kardashians” së fundmi ndodhet në Itali sepse motra e saj Kourtney Kardashian ka zgjedhur të zhvillojë dasmën e saj me Travis Barker.

Për të pasur afër saj partnerin, Kim kishte zgjedhur që në njërin prej thonjve të saj në ngjyrë rozë të formonte me kristale të vegjël të shkëlqyeshëm shkronjën ‘P’. Këtë e bëri vetë të ditur Kim kur postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram.

Ia vlen të theksohet gjithashtu se Pete Davidson, thuhet se ka lënë pas dasmën italiane të motrës së Kim, Kourtney Kardashian me Travis Barker. 28-vjeçari nuk është në gjendje të marrë pjesë sepse sipas një burimi, ai është planifikuar të performojë në ‘Saturday Night Live’ këtë fundjavë, që parashikohet të jetë edhe paraqitja e tij e fundit në program.

Megjithatë, Kim dhe pjesa tjetër e familjes Kardashian-Jenner mbërritën në Portofino të Italisë të premten dhe dolën për një vakt para dasmës me Kourtney dhe Travis në qytet. Dasma italiane e bërë me dije e Kourtney dhe Travis ishte planifikuar të zhvillohej këtë fundjavë në Castello Brown në ​​Portofino, sipas US Weekly dhe kështu ndodhi.

Dyshja u martuan të dielën e kaluar në një ceremoni në gjykatë në Santa Barbara, pasi u fejuan në tetor pas më pak se një viti lidhje, por më shumë se një dekadë miqësie.