Celebrities Gossip Showbiz

U tha se West i dha fund romancës me sozinë e Kim Kardashian, reagon modelja Chaney Jones!

Së fundmi u tha se reperi i njohur Kanye West dhe e dashura e tij, Chaney Jones, i dhanë fund romancës së tyre. Mënjeherë pas lajmeve që qarkulluan në media të ndryshme, modelja Chaney Jones reagoi duke dalë më një kundërpërgjigje. Me anë të një videoje të publikuar në Instastory dedikuar ditëlindjes së 45-të të reperit, bukuroshja shkroi se:

Gëzuar ditëlindjen zemër, të dua.

 

Ajo gjithashtu mohoi lajmet në një koment në postimin e ‘TMZ’, duke shkruar:

Ju lutem, ndaloni së postuari dhe përhapuri lajme të rreme për marrëdhënien time. Kini pak respekt, është ditëlindja e tij.

Pasdite më pas, ajo postoi një tjetër video të çiftit në një makinë me mbishkrimin:

Të qesh me ty është gjëja ime e preferuar.

Ende nuk dihet pse Jones i fshiu të gjitha fotot me Kanye-n nga profili i saj në Instagram, gjë që nxiti më tej thashethemet e ndarjes. Rikujtojmë, se modelja ka shënuar emrin e Kanye në trupin e saj. 24-vjeçarja postoi së fundmi një foto dhe fansat u befasuan kur vunë re se Chaney kishte emrin e ri ligjor të reperit “Ye” tatuazh në kyçin e dorës.

Nuk dihet se kur e ka bërë, por duket se gjërat po bëhen serioze për çiftin. Ndërkaq, Kim Kardashian nuk ka mbetur pa komentuar për romancën e re të ish-bashkëshortit të saj, njëherësh edhe babain e fëmijëve të saj. Mësoni se çfarë komenti ka dhënë Kim për çiftin e ri duke klikuar në këtë link.