Celebrities Showbiz

Kanye West rikthehet në Instagram dhe paralajmëron bashkëpunimin me kompaninë McDonald’s!

E besoni apo jo ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West tani është rikthyer në rrjetin social Instagram. Kujtojmë se reperit të njohur 44-vjeçaar iu pezullua llogaria e tij në muajin mars pak ditë para se ai të merrte pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.

E gjitha ndodhi për shkak të akuzave dhe sulmeve të pafundme që ai bëri kundrejt partnerit të ri të Kim, Pete Davidson. West, i cili ligjërisht ndryshoi emrin e tij në ‘Ye’ në vitin 2021, po thyen heshtjen e tij në rrjetet sociale për t’i bërë të ditur njerëzve se çfarë po përgatit dhe më në fund është zbuluar që është një dizajn i ri për McDonald’s.

Megjithatë, të hënën, më 23 maj, reperi i hitit “Easy” ka bërë një postim që përmban një kuti McDonald’s në formë katrore që duket si një hamburger. Siç mund të shihet imazhi në postim është thjesht një kuti burgeri që përmban një grafik hamburgeri minimalist me mbishkrimi të artë sipër.

Duhet të theksohet gjithashtu se pavarësisht të gjitha ngjarjeve dhe akuzave të pafundme ai arriti që ta gjente rrugën e komunikimit me ish-bashkëshorten Kim Kardashian me të cilën janë prindër të katër fëmijëve dhe gjithashtu të ketë pranë tij edhe një partnere të re. Rikujtojmë gjithashtu se Kanye West po mundohet edhe njëherë që me muzikën e tij të bëjë një lidhje me situatat e familjes së tij. Në albumin e ri të “It’s Almost Dry” i cili u publikua pak javë më parë, reperi duket se i referohet divorcit të tij me ish-gruan e tij Kim Kardashian në dy këngët ku ai shfaqet, konkretisht në “Dreamin of the Past” dhe “Rock N Roll”.

Në “Dreamin of the Past” duke qenë se West dhe Kim janë prindër të vajzave North, Chicago dhe djemve Saint dhe Psalm ai përmend në një varg të këngës:

Kur babi nuk është në shtëpi, familja është në rrezik.