Showbiz

Romeo votohet si lider nga publiku, automatikisht edhe Juli do të jetë lider me të, ja kë dërguan në nominim…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e sotme u hap një televotim për liderin e shtëpisë me të veçantë që personi që do të zgjidhej lider nga publiku, automatikisht do të bënte lider edhe partnerin e tij në lojën e çifteve të përqafimeve! Romeo u zgjodh lider nga publiku dhe rrjedhimisht dhe Juli do të jetë lider së bashku me të. Romeo si lider dërgoi Rozën në nominim ndërsa Juli nominoi Sarën dhe si për pasojë edhe Françeska me Ilnisën shkojnë së bashku në nominim me Rozën dhe Sarën. Pra këtë javë në nominim do të jenë: Sara, Roza, Ilnisa dhe Françeska!