Lifestyle

Për këto sjellje të fëmijëve, duhen ‘fajësuar’ prindërit nga të cilët i kanë kopjuar!

Prindërit gjithmonë do të përpiqen t’u mësojnë të vegjëlve të tyre zakone të mira për të rritur fëmijë të mbarë dhe të përgjegjshëm. Megjithatë, ka disa gjëra që prindërit mund t’i bëjnë në mënyrë krejtësisht të pandërgjegjshme dhe që fëmijët mund t’i kopjojnë.

Sharjet

Sado që përpiqeni të mos shani para fëmijës suaj, ai përsëri mund ta marrë këtë zakon të keq nga ju duke ju dëgjuar duke sharë dikë në telefon, apo teksa jeni duke ngarë makinën.

Dembelizmi

Ka shumë video qesharake në internet të të vegjëlve që imitojnë baballarët e tyre dembelë në shtrat ose në divan ose duke parë televizor. Edhe pse ndonjëherë është gazmore, në realitet duhet të siguroheni që të mos tregoheni dembel, sepse fëmija në fund do t’jua ‘kopjojë’ këtë karakteristikë të keqe.

Futja e gishtit në hundë

Të gjithë fusin gishtin në hundë, por është shumë johigjienike dhe duhet bërë në mënyrë private, si dhe larja e duarve menjëherë pas prekjes së hundës. Fëmijët mund të imitojnë lehtësisht veprime të tilla duke ju parë t’i bëni ato ose ndonjë veprim tjetër johigjienik si fshirja e duarve në rroba.

Pirja e duhanit dhe alkoolit

Ndërsa fëmija rritet, në vitet e para adoleshencës dhe gjatë adoleshencës, ai mund të ketë kuriozitet për të pirë alkool dhe cigare. Një studim zbuloi se adoleshentët, prindërit e të cilëve kanë pirë duhan, kanë më shumë gjasa të bëhen duhanpirës, edhe nëse prindërit e tyre e kishin lënë duhanin para lindjes së fëmijëve të tyre.

Thashethemet

Nëse vazhdimisht bëni thashetheme në telefon ose me fqinjët tuaj dhe flisni negativisht për njerëzit e tjerë, shanset janë të mëdha që fëmija juaj ta marrë këtë zakon të keq nga ju.