Celebrities Film & Tv Showbiz

Për rolin e tij në filmin “Don’t Worry Darling” Harry Styles ua paska “nxirë jetën” grimierëve!

Harry Styles përveçse një emër i njohur në fushën e muzikës po spikat edhe në aktrim. Ai është një nga personazhet kryesorë në filmin “Don’t Worry Darling”. Por pas rolit të mrekullueshëm fshihen edhe shumë orë punë. Mësohet se është dashur një punë e madhe për ta përgatitur artistin për skenat e dashurisë me partneren e tij Florence Pugh në film sepse ai ka kaq shumë tatuazhe.

Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction”, ka gjithsej 60 tatuazhe. Artistët e grimit duhej të mbulonin me make up të gjitha tatuazhet e artistit, një proces i cili zgjati jo pak, por plot 3 orë. Rikujtojmë, se “Don’t Worry Darling” do të jetë në kinematë amerikane më 23 Shtator.

Së fundmi, Harry Styles ndihmoi në një propozim romantik për martesë mes dy pjesëmarrësve në koncertin e tij në Lisbonë në Portugali. Gjatë performancave të këngëtarit në Love On Tour ai i ka kushtuar një segment të spektaklit për të krijuar një moment të veçantë për fansat.

Këngëtari i njohur zbuloi së fundmi gjithashtu se do të jetë partner me organizatën jofitimprurëse ‘Everytown for Gun Safety’. Artisti do të bëjë donacion për Fondin e Mbështetjes së Sigurisë së Armëve në Everytown, degën e edukimit, kërkimit dhe çështjeve gjyqësore të ‘Everytown for Gun Safety’. Të ardhurat do të vijnë nga turneu i ardhshëm i Styles në Amerikën e Veriut pas publikimit të albumit të tij të fundit, ‘Harry’s House’. Styles do të bashkëpunojë gjithashtu me Live Nation për të dhuruar 1 milion dollarë të ardhura nga ‘Love on Tour 2022’.