Bota Celebrities

Veprimi emocionues i Harry Styles pas të shtënave në shkollën e Teksasit!

Këngëtari i njohur Harry Styles ka zbuluar së fundmi se do të jetë partner me organizatën jofitimprurëse ‘Everytown for Gun Safety’. Artisti do të bëjë donacion për Fondin e Mbështetjes së Sigurisë së Armëve në Everytown, degën e edukimit, kërkimit dhe çështjeve gjyqësore të ‘Everytown for Gun Safety’.

Të ardhurat do të vijnë nga turneu i ardhshëm i Styles në Amerikën e Veriut pas publikimit të albumit të tij të fundit, ‘Harry’s House’. Styles do të bashkëpunojë gjithashtu me Live Nation për të dhuruar 1 milion dollarë të ardhura nga ‘Love on Tour 2022’.

Së bashku me të gjithë ju, unë kam qenë absolutisht i shkatërruar nga seria e fundit e të shtënave masive në Amerikë, që ndodhi në shkollën fillore Robb në Teksas. Në turneun tonë në Amerikën e Veriut, ne do të jemi partnerë me ‘Everytown’ që punojnë për t’i dhënë fund dhunës me armë, duke dhuruar për të mbështetur përpjekjet e tyre. Armët e zjarrit janë shkaku numër 1 i vdekjeve për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë. Për ata që duan të përfshihen, mund të shkruajnë “ACT” në 64433 për t’u bashkuar me lëvizjen ‘Everytown’ për t’i dhënë fund dhunës me armë.

Sipas ‘Rolling Stone’, pjesa e parë e turneut të Styles shiti gati 720,000 bileta në vitin 2021, duke e bërë atë turneun më të shitur të vitit. Rikujtojmë, se pak ditë më parë një person i armatosur vrau 19 nxënës e dy mësues. Të shtunën, me dhjetëra njerëz u mblodhën në qytet për të mbajtur zi dhe për të bërë homazhe për 21 personat e vrarë.

Ndërkohë autoritetet po vijojnë me hetimet lidhur me reagimin e policisë ndaj ngjarjes, kryesisht për të hedhur dritë mbi kohën që iu desh policisë për t’u përballur me personin e armatosur, 18-vjeçarin Salvador Ramos. Ky i fundit, qëndroi në shkollë për rreth një orë përpara se të vritej nga policia.