Celebrities Fashion Film & Tv Showbiz

Për të gjithë fansat e “Friends” një lajm i mirë, del në treg koleksioni i ri i veshjeve nga vetë aktorët e serialit!

Ditën e djeshme, aktorët e famshëm të serialit ikonik që ka bërë për vete miliona njerëz të të gjitha moshave, “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer bashkuan forcat për të njoftuar koleksionin e parë zyrtar të veshjeve nga “Friends”. Aktorët postuan bluzat me mbishkrime nga seriali në llogaritë e tyre në “Instagram”.

Çmimet variojnë nga 19,99 dollarë për filxhanët deri në 49,99 dollarë për modelet e xhupave. Linja është e frymëzuar nga skenat më të famshme dhe citime nga tre sezonet e para të serialit, duke përfshirë këtu “Smelly Cat” dhe “We were on a break”. Gjë e cila tingëllon shumë e njohur për të gjithë fansat fanatikë.

Aniston, Cox dhe Schwimmer gjithashtu treguan se gjysma e të ardhurave të tyre nga koleksioni do të shkojnë për bamirësi. Jennifer Aniston pozoi në modelin “I know” dhe me kapelen “We Were SO Not On a Break” dhe shkroi:

Sa për informacion, ne nuk ishim në një ‘pauzë’. – duke iu referuar kështu ndarjes së bujshme të personazhit të Rachel që ajo luan në serial dhe Ross, luajtur nga David Schwimmer.

Matthew Perry zgjodhi një bluzë me një nga rreshtat e tij më qesharak: “You have to stop the Q-Tip when there’s resistance”.

Dhe LeBlanc tregoi në postimin e tij filxhanin me thënien e tij kur personazhi i Joey ‘vë në lojë’ Chandler, Matthew Perry: “Could I BE Wearing Any More Clothes”.

David Schwimmer veshi bluzën me mbishkrimin “Lobsters” të ilustruar me një pamje të tij dhe Aniston, kur personazhet që ata luanin ishin çift.

Ndërsa Lisa Kudrow zgjodhi bluzën e zezë me mbishkrimin e bardhë, me citimin “We were on a break”.

Courtney Cox nga ana tjetër postoi një foto nga sheshxhirimi i “Friends” me bluzën “We will be there for you”.

 

 

Dalja në treg e koleksionit vjen pas debutimit në muajin maj të ribashkimit të shumëpritur të “Friends”, i cili shfaqi përsëri për herë të parë pas 17 vitesh.