Music

Për të gjithë ju që iu kishte munguar, rikthehet “Nata e Bardhë”!

Të gjithëve na kishin munguar festat, argëtimet dhe koncertet që zhvilloheshin masivisht nëpër kryeqytet.

Pas “Pop Art Festival” të Arilenës, duket se do të kemi dhe diçka tjetër që po gatuhet për të gjithë publikun.

Prej vitesh tashmë ka qenë traditë të festohej “Nata e Bardhë” në Tiranë, më 29 nëntor. Por që pas pandemisë diçka e tillë nuk ka qenë e mundur.

Në llogarinë e tij në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbuluar se pas dy vitesh do të rikthehet “Nata e Bardhë” e këtë herë me 6 destinacione të ndryshme në qytet.

Do të ketë aktivitet të ndryshme tek “Sheshi Skënderbej”, pedonalja, “Parku Rinia”, Sheshi “Ialia”, rruga “Pjetër Bogdani” dhe rruga “Mustafa Matohiti”.

Kujtojmë se festa e 29 nëntor 2019 u anulua për shkak të tërmetit që solli pasoja të tmerrshme.
Edhe vitin e kaluar u mbajt një koncert, ku ishin të pranishëm artistë të ndryshëm, si Dafina Zeqiri, Soni Malaj, Kastro Zizo, Stine e shumë të tjerë, por nuk ishte e mundur pjesëmarrja e njerëzve.

Për këtë vit është zbuluar se artistët që do të performojnë janë Mato Lale, Lindi, Krusita, Ronela Hajati, Urban Band e shumë të tjerë.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1462133999124598788