Health & Beauty Lifestyle

Për të rënë rehat nga mushkonjat mjafton vetëm një limon!

Mushkonjat janë një nga gjërat më të bezdisshme, më të lodhshme dhe më stresuese gjatë verës, pasi na kafshojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat mbi të gjitha. Sigurisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se mushkonjat mund të bartin edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika dhe ethet. Ndërsa shumica prej nesh i drejtohen kremrve apo spray-t e ndryshme për të vrarë mushkonjat, këta agjentë kimikë dihet se shkaktojnë reaksione alergjike te shumë njerëz dhe janë thjesht të dëmshëm për të tjerët.

Lëngu i limonit rekomandohet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) si një repelent shumë i mirë ndaj insekteve. Është veçanërisht efektiv kundër mushkonjave. Arsyeja është përbërja aktive cineole, e cila ka veti antiseptike dhe kundër insekteve kur aplikohet në lëkurë. Gjëja më e mirë është se kjo përzierje nuk ka pasoja negative si kimikatet kundër insekteve. Për të përdorur këtë përzierje, përzieni lëngun e limonit me vaj eukaliptit në përmasa të barabarta dhe aplikojeni në trupin tuaj.

Megjithatë, ekziston një mënyrë për të hequr qafe lehtësisht praninë e tyre pasi ekspertët paralajmërojnë se ka ngjyra specifike që i largojnë dhe të tjera që i tërheqin. Entomologia e Skuadrës së Mushkonjave, Emma Grace Crumbley shpjegon:

Mushkonjat kanë vizion shumë më të dobët se ne dhe si shumica e insekteve, ato shohin në mënyrë të paqartë pa qenë në gjendje të fokusohen në detaje.

Erërat, lëvizjet e ndryshme dhe nxehtësia përcaktojnë se ku fluturojnë, kështu që në bazë të atij informacioni, këto janë ngjyrat e ndaluara nëse dëshironi një verë të qetë: e zezë, blu e errët, e kuqe, portokalli.