Celebrities Gossip Showbiz

“Përdor lëndë narkotike…”, Bardhi ‘sulmon’ Rozën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Bardhi ka reaguar keq, pasi Roza e akuzon Sarës se është përdoruese e lëndëve narkotike. Ai shprehet se do e nxjerrë Rozën nga vetja në mënyrën më të poshtër edhe nëse ai vetë del si njeriu më i keq në shtëpi. Madje i kërkon banorëve të tjerë që kur të veprojë ndaj Rozës të mos e pengojë askush sepse e di vetë se çfarë bën.

Bardhi: Edhe nëse unë jam gabim mos më ndërprerë asnjë këtu. Kam për ta nxjerrë nga vetja. Kam për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë.

Ledjona: Mos bjer kurrë në nivelin e saj.

Bardhi: Edhe më poshtë, se nivel më të keq se përdorimi i lëndëve narkotike, unë s’besoj që ka.

Ledjona: Jo ta bësh atë, mbaji qëndrim.

Bardhi: Do t’ia bëj ferr, ka për të kërkuar derën e kuqe në dhomën e rrëfimit. Po ta thotë sinqerisht një djalë që deri sot nuk ka folur keq për askënd.

Miqësia e Rikes dhe Romeos është dukur se me kalimin e kohës është zbehur. Ditën e sotme ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, pasi Rikja shprehet se Romeo flet keq për të mbrapa krahëve, debat i cili kaloi edhe në ofendime.