Celebrities Showbiz

Performoi me të për herë të fundit, Sara Hoxha bën dedikimin emocionues për Lili Cingun!

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingu. Liljana Cingu është një valltare e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Nderuar nga presidenti shqiptar me urdhrin “Mjeshtër i madh” për kontributin e dhënë në vallen popullore shqiptare.

Performancën e saj të fundit ajo e dha në skenën e “Dancing With the Stars” vitin e kaluar. Ka qenë pikërisht Sara Hoxha, fituesja e edicionit të kaluar të këtij spektakli, që ka bërë një dedikim mjaft prekës për të ndjerën. Teksa ka publikuar edhe një video nga vallëzimi i tyre, Sara shkruan:

Nuk di mirë të bëj dedikime të tilla në Instagram, sikur nuk gjej kurrë fjalët e duhura për momente të tilla. Por fakti që për herë të fundit skenën e ndave me mua më bën të rikujtoj dhe një herë këtë moment që për mua do mbetet një kujtim shumë i bukur. U prehsh në paqe Lili!

Lili Cingu është shquar për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohëse e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpretimin e valleve lirike, por edhe atyre epike. Me kërcim të lehtë e plotë bukuri interpretoi me shije si vallen e Jugut, Çamërisë, të Dropullit, të Korçës, të Kolonjës, të Shqipërisë së Mesme,, ashtu edhe vallet epike të Veriut (Shota dhe Azem Galica”, “Sup më sup me malet”, “Oshëtima e maleve”, etj. Dhe natyrisht në këtë interpretim dinjitoz të saj nuk mund të mos përmendim partnerët e saj në AKKVP Besim Zekthi, Bashkim Braho, Rexhep Çeliku etj.