Celebrities Gossip Music Showbiz

Performuesja kryesore e festivalit “Glastonbury 2024” do të jetë ikona e muzikës pop Madonna!

Ylli i muzikës pop Madonna po përballet me një gjobë prej 346,239 eurosh pasi ka thyer një rregull kyç gjatë koncertit të saj në turneun “Celebration Tour” në O2 Arena. 65-vjeçarja duhej të përfundonte shfaqjen e saj në orën 22:30, por orari u tejkalua deri në orën 23:00 dhe disa nga këngët e saj nuk u kënduan.  Ndërkaq, nuk ka shumë kohë derisa biletat e shumëpritura të Glastonbury 2024 të dalin në shitje më 5 nëntor.

Sipas raportimeve, Madonna do të kryesojë festivalin qershorin e ardhshëm në Worthy Farm në Somerset. Sipas The Sun, ylli i muzikës pop është në bisedime të avancuara për t’u ngjitur në skenën e Piramidës gjatë verës. 65-vjeçarja nuk ka performuar kurrë në festivalin ikonik të muzikës dhe ekipi i saj thuhet se po planifikon një shfaqje të madhe, e cila me siguri do të hyjë në historinë e Glastonbury. Burimi i afërt me këngëtaren tha se:

Negociatat janë duke u zhvilluar mirë midis organizatores së Glasto Emily Eavis dhe menaxherit të Madonnas, Guy Oseary. Emily u mahnit duke parë Madonnan teksa performoi në Londër.

Krijuesja e hiteve “Like A Virgin” filloi turneun e saj “Celebration” fundjavën e kaluar. Turneu filloi më 14 tetor 2023, në O2 Arena në Londër, Angli dhe do të përfundojë më 24 Prill 2024, në Palacio de los Deportes në Mexico City, Meksikë. Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve të biletave, fitimi i parashikuar i Madonnas për turneun “Celebration” mund të arrijë në 140.6 milionë dollarë.