Celebrities Gossip Showbiz

Përfundon në spital aktori i njohur Jamie Dornan!

Jamie Dornan, aktori i njohur nga roli i Kristian Greit në “50 Shades of Grey”, ka përfunduar në spital pasi përjetoi simptoma të sulmit në zemër të shkaktuar gjatë pushimeve në Portugali. Jamie Dornan dhe shoku i tij, Gordon Smart kishin pirë verë dhe kokteje, përpara raundit të tyre të golfit në natën e parë, teksa shijuan motin e ngrohtë të Gadishullit Iberik.

Smart, djali i një doktori, filloi të frikësohej pasi ndjeu ndjesi shpime gjilpërash në gjymtyrët e tij. “Fillova të ndjeja ndjesi shpime gjilpërash në dorën time të majtë dhe më pas në krahun tim të majtë. Unë jam djali i një mjeku dhe mendova: “Kjo është normalisht shenja e fillimit të një ataku kardiak”,-tregoi Smart teksa kujtoi se më pas e gjeti veten së bashku me Jamie Dornan në pjesën e pasme të një ambulance.

Rikujtojmë, se së fundmi Dornan, i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se ka përndjekur një grua në një metro të Londrës. 41-vjeçari ka pranuar se nuk ishte krenar për sjelljen e tij, por ka shtuar se e kishte të nevojshme në mënyrë që të përgatitej për rolin e tij në serialin “The Fall”.

Dornan ka dashur që të futej në mentalitetin e personazhit të tij, por mesa duket është penduar. Në një intervistë të fundit, aktori ka treguar se:

E ndoqa atë nëpër disa cepa rrugësh dhe më pas thashë: “Çfarë po bën?” Unë nuk jam aspak krenar për veten time. Por sinqerisht mendoj se mësova diçka prej asaj sjelljeje sepse padyshim që nuk kam bërë kurrë asgjë të ngjashme. Ishte intriguese dhe interesante të hyja në atë proces të ‘për çfarë po e ndjek?’ dhe ‘çfarë po përpiqesh të zbulosh?’