Celebrities Film & Tv Showbiz

Përfundon rrugëtimin magjik në “Dancing With The Stars” çifti…

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhurojnë show çdo të premte. Episodin e kaluar një surprizë e papritur erdhi për konkurrentët dhe publikun, pasi dy çiftet më të votuara të mbrëmjes u vendosën si liderët e dy grupeve të ndryshme ku duhet të përzgjidhnin sipas radhës çifte për të garuar këtë të premte.

Performanca e skuadrës “Llokumet” arriti të vlerësohej me 37 pikë ndërkohë që skuadra tjetër “Zap” është vlerësuar me 33 pikë dhe pas llogaritjes së pikëve të publikut, skuadra e “Llokumeve” arriti të krijonte imunitet ndërkohë që skuadra “Zap” do të duhet të përballeshin nëpërmjet performacave me njëri-tjetrin mes çifteve.

  • Megi dhe Jurgen – 33 pikë
  • Isli dhe Ledia – 31 pikë
  • Deborah dhe Niko – 30 pikë
  • Salsano dhe Lori – 30 pikë
  • Elona dhe Anxhelo – 23 pikë

Pas pesë super mbrëmjeve me performaca shumë të zgjedhura në zhanre të ndryshme, çifti i cili lë garën për mbrëmjen e sotme është Elona dhe Anxhelo. Edhe pas performacave në skuadrën “Zap” ku u vlerësuan së bashku me 33 pikë nga juria, çiftet u përballën edhe njëherë me njëri-tjetrin me kërcime të ndryshme. Pas mbledhjes së pikëve të jurisë dhe vlerësimin të publikut, Elona & Anxhelo u përball në ‘Dance Off’ me Salsano & Lori.  Pas përfundimit dhe vlerësimit të jurisë, Elona u shpreh:

Është një nga eksperiencat më të bukura në jetë, që do ta mbaj mend gjatë. Faleminderit të gjithë organizatorëve, koreografëve dhe jurisë.