Celebrities Gossip Showbiz

Përgjigjja e Loredanës kur e pyesin nëse është në një lidhje nuk është aspak ajo që prisnim!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Pak më parë Loredana ka postuar në ‘Instastory’ një ‘Ask’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku një ndër tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi i ka dhënë fund aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me ish partnerin dhe babain e vajzës së saj, Mozzikun. Reperja ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve duke shuar shumë kuriozite dhe duke i dhënë fund kështu të gjitha aludimeve lidhur me jetën e saj personale. E pyetur nëse ka kontakte me Mozzik, Loredana është përgjigjur me një “Jo” dhe për faktin nëse është në një lidhje ajo është përgjigjur “PoJo”.

 

Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.

Lori  shpesh na tregon dashurinë që ndjekësit e saj kanë për të, na ka zbuluar një veprim ‘të çmendur’ që një prej tyre ka bërë së fundmi duke e ‘përjetësuar’ në krahë emrin e reperes dhe epitetin simbolik ‘King’, ashtu si e thërret bukuroshja veten.