Celebrities Gossip Showbiz

Aq shumë e dashur nga ndjekësit, Loredana ‘përjetësohet’ në trupin e një prej tyre!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

E pak minuta më parë me anë të një Instastory, Lori e cila shpesh na tregon dashurinë që ndjekësit e saj kanë për të, na ka zbuluar një veprim ‘të çmendur’ që një prej tyre ka bërë së fundmi duke e ‘përjetësuar’ në krahë emrin e reperes dhe epitetin simbolik ‘King’, ashtu si e thërret bukuroshja veten.

Këta po që janë ndjekës ‘të çmendur’!

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Në një Instastory të postuar së fundmi, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë të gjata të zeza. Loredana duket si një vajzë tjetër dhe mund të themi me plot gojë se i shkojnë shumë.

Reperja e njohur Loredana së fundmi është takuar me futbollistin me famë botërore, Neymar. Reperja shqiptare ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet teksa pozon me futbollistin e njohur. Ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë.