Top 100 Songs of the Year

Personazhi i Vitit sipas Erion Veliajt është padyshim Luiz Ejlli!

Sot në Maratonën e 100 këngëve më të mira në Top Albania Radio të ftuarit specialë nuk do të mungojnë. Në një lidhje telefonike ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili na zbuloi më shumë në lidhje me planet e Bashkisë natën e sotme. Çfarë premton Sheshi? Zbuloni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, cilat janë pritshmëritë për 2024? Veliaj shprehet:

Nuk ka zgjedhje dhe e pres me më pak kacafytje politike. Do të ketë më shumë fokus te energjia dhe ekonomia e qytetit. Nuk di ndonjë qytet tjetër që të ketë ndryshuar siç ka ndryshuar Tirana këto vitet e fundit. Qyteti që është transformuar më shumë në një kohë të shkurtër është padyshim Tirana. Është një vit përgatitjeje për 2025 ku ne do të kemi privilegjin të jemi Kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Kjo sjell reputacion dhe ekonomi për qytetin. 

Personazhi i Vitit sipas Veliajt?

Mendoj që Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ishte “BBV”, më pas dasma dhe së shpejti një bebe. Një fenomen si Luizi i cili tregoi që mund të vish nga një familje modeste, mund të jesh i gjynjëzuar disa herë në jetë por fabula e tij e të mos dorëzuarit është njësoj si fabula e Hirushes.