Celebrities Gossip Showbiz

Personazhi më i përfolur i vitit, Luiz Ejlli i ftuari special në “Më lër të flas”!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar ka nisur sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Së fundmi faqja zyrtare e emisionit ka publikuar promon e datës 1 Janar dhe ka zbuluar edhe një nga të ftuarit specialë, i cili do të jetë personazhi më i përfolur i vitit, Luiz Ejlli, në një intervistë ekskluzive në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)

Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Megi Pojani ka folur pa filtra në “Më lër të flas”, duke rrëfyer raportet e saj me autoren e programit Olsa Muhameti. Sipas Megit, Olsa është një person që punon me presion, por ajo mund ta përballojë dhe kuptohen shumë mirë me njera-tjetrën sepse është rritur në një ambient me presion që fëmijë.