Celebrities Gossip Showbiz

Pete nervozon sërish Kanye West! Ja çfarë veprimi bën për të komplikuar edhe njëherë situatën pas divorcit të dyshes..

Pas divorcit të Kanye West nga Kim Kardashian mesa duket asgjë nuk ka marrë fund akoma! Kanye West vazhdon të akuzojë dhe mundohet të ulë ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian dhe partnerin e saj Pete. Disa mesazhe mes ish-bashkëshortit të Kim Kardashian, Kanye West dhe Pete Davidson po qarkullojnë në mediat e huaja. Ishte komediani amerikan e njëkohësisht shoku i ngushtë Pete, Dave Sirus, ai që bëri publike këto mesazhe.

Nga ana tjetër, “Page Six” ka konfirmuar se biseda mes tyre është e vërtetë dhe jo e sajuar. Shihet se Pete i ka shkruar Kanye-s duke i kërkuar të qetësohet dhe të rritet.

Pete: “A mund të marrësh një sekondë dhe të qetësohesh? Është ora 8 e mëngjesit dhe nuk duhet të jetë kështu. Kim është mamaja më e mirë që kam njohur. Ajo që Kim bën për ato fëmijë është e mrekullueshme dhe je me fat që ajo është nëna e fëmijëve tu. Kam vendosur se nuk do të lejoj të na trajtosh më në këtë mënyrë dhe nuk do të qëndroj më i heshtur. Rritu!”

Kanye: “Oh ti po përdor sharje! Ku je tani?”

Pete: “Në shtrat me gruan tënde” (dërgon foton nga krevati)

Kanye: “Gëzohem që ke dal nga spitali dhe rehabilitimi”

Pete: “E njëjta gjë dhe këtu. Është e mrekullueshme çfarë bëjnë ato vende kur shkon për ndihmë. Duhet ta provosh. Jam në Los Angeles sot nëse do të ndalosh së qenuri një djalë i vogël k*rve dhe të flasësh.”

Kanye i ka thënë të takohen diku në publik, por Pete ka dashur të takohen vetëm, jashtë vëmendjes së publikut. “Nuk jam këtu për shtypin dhe fotot. Siç duket, vetëm këto të interesojnë ty”, i ka shkruar komediani.

Më tej, Pete i ka ofruar ndihmë për “problemet mendore”.

Por ja se cili ka qenë edhe reagimi i vetë reperit të njohur pas bisedave.