Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Pezullohen xhirimet e filmit të ri të dyshes Jennifer Lopez-Ben Affleck!

Filmi i ri i regjisorit Ben Affleck ku do të luajë gruaja e tij Jennifer Lopez, ka pezulluar përkohësisht xhirimet mes grevës së vazhdueshme të shkrimtarëve. “Unstoppable” është një film për jetën e mundësit Anthony Robles, i cili lindi me një këmbë dhe fitoi një titull kampion kombëtar në vitin 2011. Por duket se gjërat nuk po ecin. Nuk dihet se kur filmi do të rifillojë xhirimet por ka të ngjarë të rifillojë kur të përfundojë greva.

Arsyeja kryesore e grevës është në mbështetje të pagës së pakënaqshme që shumë prej tyre po marrin, si dhe po kërkojnë gjithashtu rregullim në përdorimin e materialit të prodhuar duke përdorur inteligjencën artificiale ose teknologji të ngjashme. Goditja për kompaninë e Ben vjen pasi ai dhe Jennifer thuhet se nënshkruan marrëveshjen për rezidencën e tyre prej 60 milionë dollarësh, e cila vjen vetëm pak javë pas grindjes së supozuar të tyre në tapetin e kuq.

Dyshja e njohur prej rreth një viti kanë qenë në kërkim të shtëpisë për të nisur një fillim të ri së bashku. Shtëpia e re shtrihet në 4.2 hektarë dhe për herë të parë doli në treg në vitin 2018 për 135 milionë dollarë, por ky çmim u përgjysmua këtë vit duke bërë që çifti të kursejë disa miliona. Ndërkaq, filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me protagoniste yllin e muzikës pop, po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë filmi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit. Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime.