Nëpër evente shfaqen shumë të dashuruar por kur nuk janë në sytë e publikut Ben Affleck nuk ngurron t’ia “përplasë në fytyrë” derën e makinës Jennifer Lopez!

Prej kohësh po përflitet që dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në një krizë martesore. Së fundmi, regjisori i njohur është parë tejet i tensionuar teksa në momentin që Lopez futet në makinë ai i “përplasë në fytyrë” derën e makinës duke lënë të nënkuptohet që mes tyre ka pasur një debat.

Mendohet kjo ka ardhur për shkak të betejës së Ben Affleck me alkoolin dhe këto luhatje të humorit të tij thuhet se vijnë pikërisht nga kjo. Ndërkaq, Lopez dhe Affleck filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2002 dhe u fejuan në vitin 2003. Ata njoftuan ndarjen e tyre në fillim të vitit 2004. Në pranverën e vitit 2021, çifti rindezin romancën e tyre dhe u martuan në vitin 2022.

Gjatë një paraqitje në “The Drew Barrymore Show” aktori i “Air” zbuloi se çfarë do të ndryshonte gruaja e tij tek ai, pavarësisht se ajo “kurrë” nuk e pranoi këtë. Rikujtojmë, se Lopez dhe Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film. Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.