Celebrities Design Gossip Showbiz

Ju prezantojmë me vilën 60 milionë dollarëshe të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck!

Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck prej rreth një viti kanë qenë në kërkim të shtëpisë për të nisur një fillim të ri së bashku. Shtëpia e re u gjet dhe kushton plot 60.85 milionë dollarë. Është një rezidencë, e cila sipas TMZ, shtrihet në 4.2 hektarë dhe për herë të parë doli në treg në vitin 2018 për 135 milionë dollarë, por ky çmim u përgjysmua këtë vit duke bërë që çifti të kursejë disa miliona.

Shtëpia ka 12 dhoma gjumi, 24 tualete, një garazh me 12 makina dhe parkim për 80 persona. Shtëpia përmban gjithashtu një kompleks sportiv me një palestër të plotë, fusha basketbolli dhe një ring boksi. Gjithashtu, shtëpia ka edhe komplekse të veçanta për sigurinë dhe rojen e shtëpisë. J.LO ka gjetur të duhurën pasi në shtëpi do të ketë një sallon bukurie, kinema, sauna dhe dhoma masazhi. Sigurisht që vilës nuk mund të mungonte një pishinë e madhe në pjesën e pasme të shtëpisë, me hidromasazh dhe xhakuzi.

Jennifer Lopez-in jemi mësuar ta shohim gjithmonë me shumë klas por së fundmi ylli i muzikës pop dhe njëkohësisht aktorja është fotografuar me tatuazhe dhe me një pamje të re flokësh. Artistja po xhiron filmin e ri “Unstoppable” dhe mesa duket është detyruar të bëjë disa ndryshime. J.Lo la pas flokët biondë dhe i ktheu në ngjyrë të errët.

Por ajo që ka bërë padyshim më shumë bujë në rrjetet sociale ka qenë tatuazhi i madh në pjesën e sipërme të krahut të djathtë. Ndërkaq, filmi i ri aksion i Netflix, “The Mother”, me protagoniste Lopez, po thyen të gjitha rekordet dhe është bërë filmi më i ndjekur i platformës streaming në javën e parë të publikimit. Trilleri aksion pati 83.71 milionë orë të ndjekura gjatë periudhës 8-14 maj dhe ishte numri një në 82 vende me pothuajse 43 milionë shikime.