Celebrities Gossip Showbiz

Pikërisht kur nuk e prisnim, 2Ton publikon bashkëpunimin me dy artistë të tjerë!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E teksa në rrjete sociale një pjesë nga projekti i radhës që do të publikojë është bërë viral në platformën TikTok, vetëm pak ditë më parë 2Ton ka zbuluar se shumë shpejtë do të publikohet kënga bashkë me videoklip duke dhënë kështu një super lajm për ndjekësit e tij.

E pikërisht kur ishim në pritje të këtij projekti, artisti publikon një bashkëpunim me Blleki dhe Festim. ‘Problema’ mund ta dëgjoni në ‘link-un’ e mëposhtëm.

Edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi.

Projekti më i fundit muzikor nga 2Ton është bashkëpunimi me reperin Majk ‘Aventura’ që ka vetëm gjashtë ditë që është publikuar dhe numëron afro 2 milion klikime në  platformën YouTube.