Botë e Çuditshme Design

Pishina e parë transparente në botë bëhet “mollë sherri”, por mes kujt dhe pse?!

Banorët e një blloku banimi në Londër kanë kërkuar që pishina e parë transparente në botë të mbyllet gjatë dimrit për shkak të kostove të mëdha të energjisë elektrike për ngrohjen e ujit. Pishina, e cila u hap në muajin maj, mund të përdoret vetëm nga banorët apo të ftuarit e tyre. Ata janë shprehur se ngrohja e ujit të pishinës gjatë gjithë dimrit ka një kosto prej 164 mijë paundësh.

Një banor u shpreh se:

Po paguajmë për të ngrohur qiellin.

Pas hapjes, ajo u vlerësua si pishina më luksoze në Londër. E gjatë 25 metra, pishina transparente lidh dy prej qiellgërvishtësve më të rinj në Londër, të vendosur në lagjen “Nine Elms”. E vendosur pranë ambasadës amerikane në Londër, pishina përveç apartamenteve përmban edhe bare, restorante dhe dyqane. Pishina është ndërtuar në Kolorado dhe ka udhëtuar për më shumë se 8000 kilometra për të mbërritur në “shtëpinë” e re. Ajo është 3 metra e thellë dhe mban rreth 375 mijë litra ujë, ndërsa vetë peshon rreth 50 tonë.

Siç dihet Dubai një ndër vendet më të vizituara në botë dhe pak kohë më parë ka hapur një atraksion tjetër për pushuesit. Bëhet fjalë për pishinën më të thellë të zhytjes në botë. Me një thellësi marramendëse prej 60 metrash, pishina është pjesë e “Deep Dive Dubai” duke kaluar kështu rekordin që mbahej nga pishina “Deepspot” në Poloni, që ka një thellësi mbi 45 metra. Pishina “Deep Dive Dubai” është e mbushur me 14 milionë litra ujë të freskët sa vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike dhe të paktën katër herë më e madhe se çdo pishinë tjetër në botë.