Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French Showbiz

Pjesë e “Big Brother VIP 2”?! Lei Kraja tregon të vërtetën ekskluzivisht për TAR!

Sot të ftuara në emisionin “Pardon My French” në krahë të Jonida Aliçkollit kanë qenë në bashkëprezantim Lei Kraja dhe opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari. Një intervistë mjaft interesante dhe shumë e veçantë. Gazetarja, Zhaklin Lekatari ka treguar gjithçka rreth karrierës së saj dhe eksperiencës së re në spektaklin e madh të “BBV” ndërkohë që edhe Lei ka zbuluar arsyen se pse ajo nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni të “BBV”.

Kujtojmë që në mediat online kanë qarkulluar shumë lajme gjatë këtyre javëve se moderatorja Lei Kraja do të ishte pjesë e këtij edicioni, por sot në “Pardon My French” vetë ajo tregoi për herë të parë arsyen se pse nuk ka pranuar të jetë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Jo, në fakt nuk do jem. Që në fillim kur ma kanë bërë kërkesën vitin e kaluar vendosa që nuk do të jem. Ju më njihni shumë mirë që unë jam natyrë shumë e brishtë, emocionale dhe do qaja. Unë do ta bëja atë shtëpi si lumi i Shkodrës. Nuk e përballoj dot të jem e mbyllur. Kur e pashë atë kamper jashtë ditën e djeshme nuk e imagjinoja dot si Zhaklina dhe Ronaldo kanë kaluar aty. Nuk e di, unë nuk e përballoj dot. 2022 nuk ka qenë viti im në shumë drejtime. Nga ana emocionale, shumë shumë bujë kam pasur këtë vit prandaj nuk besoj që do të ishte viti im dhe të futesha në “Big Brother”. Megjithatë do të doja të isha përshembull pjesë e ‘Fan Club’, të isha opinioniste aty çdo të dielë, do e shijoja sepse e ndjek me shumë pasion “BBV” e kam shumë qejf. E shijoj shumë spektaklin, po nuk do të jem pjesë e “Big Brother VIP”!