Celebrities Gossip Showbiz

Letra sekrete e Meghan Markle për babain e saj ngjall dyshime për ribashkim?

Meghan Markle raportohet se ka kontaktuar për herë të parë me babain e saj, Thomas Markle, pas shtatë vitesh distancim dhe tensionesh familjare që nisën përpara dasmës së saj mbretërore.

Sipas mediave të huaja, Dukesha e Sussex i ka dërguar një letër të shkruar me dorë të atit në fund të vitit të kaluar, pasi ai kaloi një problem serioz shëndetësor dhe iu nënshtrua amputimit të këmbës në një spital në Filipine.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se Thomas Markle është rikthyer tashmë në Shtetet e Bashkuara, për të vazhduar trajtimin mjekësor, ndërsa kjo lëvizje ka ngritur spekulime për një ribashkim të mundshëm mes tij dhe vajzës së famshme.

Megjithatë, ekspertët mbretërorë besojnë se një takim mes Meghan Markle, Princ Harry dhe Thomas Markle mbetet ende shumë i pamundur.

Komentatori mbretëror Hugo Vickers deklaroi se Thomas duhet të ndihet “jashtëzakonisht i zhgënjyer” nga mënyra si kanë evoluar marrëdhëniet familjare.

Ai rikujtoi gjithashtu se përpara martesës së Meghan me Princ Harry, princi nuk kishte takuar kurrë vjehrrin e tij, duke shtuar dyshimet se Dukesha mund të ketë shmangur takimin nga frika se babai i saj mund të zbulonte detaje të pakëndshme.

Kur dëgjon vetë Thomasin duke folur, duket si një njeri i mirë që ndihet i lënduar dhe i zhgënjyer

-u shpreh Vickers për “GB News”.

Sipas tij, ekziston mundësia që Meghan Markle ende të mos dëshirojë një takim mes bashkëshortit të saj dhe të atit, gjë që mund të ketë penguar çdo përpjekje për pajtim familjar.