Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë bombash do të plasë Princ Harry në librin e tij më të ri?

A do ta zbulojë Princ Harry se kush nga familja Mbretërore ka komentuar për ngyrën ‘e errët’ të djalit të tij Archie-t? Ndërkohë që Duka përgatitet të lançojë librin e tij më të ri ku ka treguar se do të thotë gjithçka, mediat e huaja kanë zbuluar disa detaje befasuese nga çfarë do të mbajë ai libër.

Princ Harry ka shokuar dhe njëherë familjen Mbretërore, pasi u zbulua se ai po planifikon të nxjerrë një libër ku tregon për gjithë jetën e tij në Mbretëri dhe për vendimin drastik për t’u çliruar nga detyrimet e tij mbretërore.

Duka i Sussex, 36 vjeç, ka treguar në mënyrë sekrete se po punon për librin dhe se e ka shitur tek botuesit ‘Penguin Random House’për një shumë monetare të pazbuluar ende. Ky libër shënon herën e parë në histori që një pjesëtar i famljes Mbretërore i tregon të gjitha dhe kjo ka shtuar shumë tensionet midis çiftit Harry dhe Meghan dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.

Deri më tani disa detaje janë zbuluar, teksa shtëpia botuese ‘Penguin Random House’ ka treguar se ky libër do të jetë shumë personal dhe i ndjerë për jetën e Harry-t.

Në një rrëfim shumë intim dhe të ndjerë të një nga figurave më influencuese dhe magjepsëse të botës për brezin tonë, Princ Harry do të ndajë me të gjithë, për herë të parë, të gjithë eksperiencat, aventurat dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar të formohet. E ka mbajtur sekret nga syri publik të gjithë fëmijërinë e tij deri në ditën e sotme, duke përfshirë dedikimin ndaj shërbimit, detyrën ushtarake që e ka bërë të jetë në krye për luftën në Afghanistan dhe për lumturinë që i ka falur të qenurit një bashkëshort dhe baba. Princ Harry do të ofrojë një portret të sinqertë personal, që lexuesit do të mund të mendojnë se është një histori njerëzore inspiruese, kurajoze dhe shumë frymëzuese.

Princ Harry dhe Meghan Markle e kanë shokuar tanimë Familjen Mbretërore me rrëfimet tepër dëmtuese për Monarkinë, shumica prej të cilave u treguan në intervistën me Oprah Winfrey në mars. Duka i hodhi edhe më shumë benzinë zjarrit gjatë tregimeve në show-n televiziv “The Me You Can’t See” me Oprah, e cila u transmetua në maj.

Por, Harry duket se nuk ka të ndalur pasi do të shpërndajë të tjera detaje në faqet e librit të tij, që do të jetë padyshim një bombë për Familjen Mbretërore. Disa nga të vërtetat që mediat e huaja tregojnë se do të jenë në libër është identiteti i pjesëtarit të familjes që ka komentuar ngjyrën e lëkurës të Archie-t, të vërtetën e krisjes së marrëdhënies mes tij dhe vëllait, Princ William, çfarë ndodhi mes dy Dukeshave të Sussex Meghan dhe Kate , të vërtetën e rikthimit të Harry-t në Londër, bullizimi i Meghan dhe shumë rrëfime të tjera që po trondisin opinionin publik.