Celebrities Gossip Showbiz

Epo, urime! Dua Lipa konfirmon romancën me regjisorin e njohur Romain Gavras!

Lart e poshtë po qarkullojnë lajmë se ylli i muzikës pop Dua Lipa është në një lidhje me regjisorin e njohur Romain Gavras. Ata u fotografuan duke lënë festën e çmimeve BAFTA në Londër para pak kohësh, teksa burimet pranë tyre pohuan se dyshja janë njohur me njëri-tjetrin prej disa kohësh. Një burim tha për ‘The Sun’ se:

Ata u takuan nga rrethet e ngushta shoqërore me njëri-tjetrin gjatë periudhës së fundvitit dhe kanë shumë të përbashkëta. Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton punën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativ.

Dhe vetëm së fundmi duket se ylli i muzikës ka konfirmuar romancën duke ndarë me ndjekësit në rrjetin e saj social Instagram një fotografi me regjisorin. Në foton e postuar duket dora e këngëtares duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me regjisorin francez në studio. Dua e ka shoqëruar fotot me një emoji zemre.

Rikujtojmë, se Grivas ka qenë më parë në një lidhje me Rita Ora-n nga e cila u nda në mars të 2021. Ylli i muzikës pop me origjinë shqiprare listohet ndër top artistët më të pasura. Aktualisht Dua Lipa ka një pasuri me vlerë deri në 68.5 milionë euro. Kështu bën të ditur “Companies House”. Në vitin 2020, ajo kishte 25 milionë paund ndërsa tani ka një pasuri me vlerë 60 milionë paund. Kjo është një rritje prej tetë milionë paund në krahasim me vitin e kaluar.