Celebrities Music Showbiz

Po vjen bashkëpunimi më i papritur muzikor mes Mevlanit, Stines dhe Grazias

Që prej hyrjes së tij në “Për’puthen”, Mevlan Shaba u bë shumë shpejt një ndër personazhet më të përfolur të këtij spektakli. Fillimisht, ai njihej si picajoli i cili me shumë mund po e ndërtonte jetën e tij në Gjermani ama me kthimin në vendlindje dhe marrjes pjesë në “Për’puthen”, gjithçka ndryshoi.

Tashmë, Mevlanin e njohim edhe si këngëtar. Pavarësisht se ka realizuar këngë edhe përpara “Për’puthen”, ai u bë i famshëm pas lançimit të “Ledjana” që ka plot 3.6 milionë shikime në YouTube. Ky sukses sigurisht nuk kishte si të përfundonte me kaq për Mevlanin.

Më pas ai realizoi edhe projekte të tjera muzikore si; “Love Story”, “KÇK” në bashkëpunim me Sabianin e disa të tjera. Së fundmi, Mevlani po përgatitet për lançimin e një hiti të vërtetë në bashkëpunim me Stinen dhe partneren e tij Grazia.

Këtë lajm e ka bërë të ditur fillimisht Juli, një tjetër protagonist i “Për’puthen” ku ka publikuar një foto nga seti i xhirimit të klipit. Më pas ky detaj është konfirmuar edhe nga vetë Mevlani por duke mos treguar detaje të tjera.

Çfarë mendimi keni për këtë bashkëpunim kaq të papritur muzikor dhe a mendoni se projekti i Mevlanit, Stines dhe Grazias do të shndërrohet në një hit muzikor? Po Juli a do të jetë pjesë e tij?