Celebrities Gossip Showbiz

Princ Harry dhe Meghan Markle të ftuar në dasmën e Brooklyn dhe Nicola?!

Dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz po diskutohet shumë së fundmi, teksa tashmë fansat në të gjithë botën pyesin veten se kush do të jenë të pranishëm në eventin e rëndësishëm.

Nëse duhen besuar thashethemet në Palm Beach, banorët e Kalifornisë, Princi Harry dhe Meghan Markle janë rrugës për në Florida për të bërë një paraqitje në dasmën e mbushur me yje këtë të shtunë. Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë miq prej kohësh të prindërve të Brooklyn, me David dhe Victoria Beckham që madje morën pjesë në dasmën e tyre në Kështjellën Windsor në maj të vitit 2018.

Kur shefi i ri i kuzhinës Brooklyn propozoi Nicola në qershor të vitit 2020, Harry dhe Meghan u raportuan se ishin në krye të listës së të ftuarve të Victoria dhe David për martesën e ardhshme.

Duket se Meghan dhe Harry do të bëjnë fluturimin e shkurtër nga shtëpia e tyre në Kaliforni për në rezidencën e familjes së nuses buzë oqeanit në Palm Beach në Florida. Disa prej miqve të Victoria dhe David do të jenë të pranishëm për të parë dasmën e Brooklyn me trashëgimtaren miliardere të shtunën, me Gordan Ramsay, Eva Longoria dhe “Spice Girls” vetëm disa nga emrat në listën e mbushur me yje të të ftuarve.