Bota

Princi Andrew sërish në syrin e ciklonit për skandale seksuale!

Princi Andrew, njëri nga tre djemtë e Mbretëreshës Elizabetë ende nuk i ka paguar borxhet me drejtësinë për miqësinë me Jeffrey Epstein, i cili i dha fund jetës në burg pas dënimit për abuzime seksuale.

“Daily Mail” shkruan se akuzuesja e tij kryesore, Virginia Giuffre është pranë fillimit të një beteje ligjore shumë milionëshe kundër Dukës së York-ut, çka po shkakton tornado në familjen mbretërore. Giuffre pretendon se “Epstein e shiti te Andrew për seks kur ishte 17-vjeçe”.

Në prononcimet për tabloidët britanikë, avokati i saj, David Boies, bën të ditur se klientja është gati të përballet në gjykatë e gjithashtu do të përfshijë akuzat për abuzime seksuale, si dhe stres fizik e emotiv nga dëmtimet e pësuara.

Koha përfundoi për të preferuarin e Elizabetës!

Prej vitesh, Giuffre po lufton që Andrew të udhëtojë drejt Amerikës që të mund të merret në pyetje nga FBI-ja e të pranojë se ka patur marrëdhënie intime me të kur nuk ishte në moshë madhore.

Virginia Giuffre ka akuzuar financierin Epstein e bashkëpunëtoren Ghislaine Maxwell se në disa raste e shitën te princi dhe se ka qenë skllave seksuale e manjatit, para se të arratisej për të nisur një jetë të re.

Nga ana e tij, Duka i York-ut e ka mohuar njohjen me Virginia-n dhe deklaron se nuk i kujtohet të ketë patur marrëdhënie seksuale me të.