Lori prezanton koleksionin e saj të rroba banjove me Cohl’s!
Ajo mbetet një prej emrave më të lakuar të showbiz-it shqiptar stili i pangatërrueshëm i së cilës na frymëzon çdo ditë. Në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, Lori Hoxha solli koleksionin e saj të parë të veshjeve sportive që na fiksuan në kuptimin e plotë të fjalës, të gjithëve ne. Në bashkëpunim me “Cohl’s”, Lori solli koleksionin më të rehatshëm ndonjëherë duke na bërë të ndihemi edhe më ‘fit’. Dhe sa i përket kësaj të fundit, në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio në prag të lançimit të këtij koleksioni ajo tha:
Ose do të jemi më ‘fit’, ose do të jemi aq rehat sa nuk do çohemi dot nga divani.
Sakaq, pas suksesit me koleksionin sportiv, vjen një garderobë verore dhe duhet theksuar se për këtë të fundit, nuk ishim aspak gati. Pak momente më parë vetë Lori ka zbuluar pak nga koleksioni i ri i rrobave të banjos, sërish në bashkëpunim me “Cohl’s”. Nëse bëni një vizitë në Instagram-in e saj do të vëreni tek fotot e fundit një palë rroba banjo trupore dhe jemi të sigurt që pas tyre fshihen modele dhe ngjyra të tjera.
Ky koleksion nuk ka akoma një datë zyrtare por zërat afër saj thonë se mund të dalë brenda muajit Maj! Vera erdhi menjëherë dhe rroba banjot janë ato që na duhen, mesa duket këtë sezon nuk do e vrasim mendjen për këtë. Koleksioni premton të jetë ‘sold out’ shpejt njësoj si koleksionet e mëparshme me “Cohl’s”.
Kush është gati për ‘HOT GIRL SUMMER’?!
https://www.instagram.com/p/COkdQzSlbRY/